Përfitimet shëndetësore nga kivi.

Frutat e kivit janë të pasura me vitamina dhe minerale. Në veçanti ato përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës C (më shumë se portokallët), potasium (kalium) po aq sa bananet dhe një sasi të mirë beta-karoteni.
Studimet në Itali, edhe pse të kryera tek fëmijët e moshës 6-7 vjeç, kanë demonstruar gjithashtu edhe përfitime të tjera në lidhje me frymëmarrjen. Marrja e frymës (ose gulçimi) është ulur me 32 për qind, kolla gjatë natës me 27 për qind, kolla kronike me 25 për qind dhe rrufa me 28 për qind. Këto rezultate nuk kanë ardhur vetëm nga prania e vitaminës C apo potasiumit, por nga substanca që akoma nuk njihen plotësisht tek kivi.

Këto substanca ka të ngjarë të jenë flavonoide që ndihmojnë qelizat tona nga dëmtimi oksidativ, dhe për këtë arsye konsiderohen si shumë të dobishme në mbrojtjen e ADN-së tonë nga mutacionet dhe dëmtimi. /zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment