Irak, sulmohet me bomba karvani i ambasadës franceze

Shtatë vetë ngelën të plagosur ditën e hënë kur një karvan i ambasadës franceze u godit me një bombë në Baghdad. Ky është edhe sulmi i dytë brenda një muaji kundër misioneve të huaja, u shpreh një zyrtar i ambasadës dhe policia lokale.

Karvani u sulmua me bomba gjatë kalimit të karvanit të makinave të ambasadës, duke shkaktuar përveç të plagosurve edhe dëme materiale. Mes të lënduarve ndodhen katër roje irakiane të ambasadës dhe tre kalimtarë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme irakene, ndërsa askush nuk ka marrë ende përsipër përgjegjësinë e sulmit.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment