
Policia kishte nisur hetimet ditë më parë, kështu që gjatë operacionit hetimor të koduar me emrin “Rrjeti” më 23 qershor është bërë kontrollimi i disa lokaleve dhe shtëpive në rajonin e Ferizajt, Lypjanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Të dyshuarit të cilët edhe gjenden në qendrën e ndalimit kishin bashkëvepruar duke shitur femra për shërbime seksuale e disa prej tyre kanë qenë shfrytëzuesit e tyre duke i ditur rrethanat.
Të dyshuarit e arrestuar janë: Afrim S. (1963), Mustafë R. (1944), Labinot S. (1989), Sami M. (1975), Rrahim M. (1963) dhe Vedat M. (1961).
Viktima e këtij rasti është nën përkujdesjen e policisë dhe priten veprime të mëtutjeshme hetimore sipas udhëzimeve të prokurorit të rastit.
(kosovapress.com)
No comments:
Post a Comment