Marshall vdes në aksident

Mbrojtësi i Kosta Rikës, Dennis Marshall ka vdekur në një aksident me veturë.
Futbollisti i AaB Aalborg, 25 vjeç, ka humbur jetën së bashku me gruan e tij, Meylin Masis Castro pasi vetura e tyre u përplas ballë për ballë me një kamion afër kryeqytetit të Kosta Rikës, San Jose, ku ata kishin udhëtuar për funeralin e gjyshes së tij.

Marshall shënoi golin e barazimit për Kosta Rikën, në humbjen me penallti kundër Hondurasit në CONCACAF Gold Cup, të hënën. Ky ishte goli i tij i parë ndërkombëtarë në 19 paraqitje.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment