Operacioni në tru e bën të harrojë fëmijët e saj

Para se ti nënshtrohej një operacioni për heqjen e tumorit në tru, Karan Waller i dha vajzave të saj një përqafim të veçantë. Kur u zgjua, pas operacionit, ajo menjëherë e njohu bashkëshortin e saj, Ian, 35 vjeçar, dhe zgjati dorën drejt tij.

Por ajo u habit kur mësoi se ata kishin dy fëmijë, Charly, 3, dhe Harriet, 1 vjeçare. Karan Waller, 34 vjeçare, nuk kishte kujtime të lindjes, shikimin e hapave të parë të fëmijëve të saj apo fjalët e para të tyre - dhe nuk i njihte as në fotografi.

"Mbaj mend që pas operacionit burri im më tha se Charly dhe Harriet ishin me vjehrrën time, por unë nuk e kisha idenë se për kë po fliste. Ai më tregoi disa foto të vajzave, duke shpresuar se unë do t′i kujtoja ato, por nuk arrita të kujtoj asgjë. Logjikisht e dija se isha nëna e tyre, por unë nuk mund të kujtoja ndjesinë e të qënit nëna e tyre. Fëmijët e mi më njihnin, kurse unë jo. U ndjeva si një nënë e tmerrshme" tha ajo.

Karan Waller zbuloi se kishte tumor në qershor të 2009 kur papritur u rrëzua në shtëpinë e saj në Cheshire. Një skan MRI zbuloi një tumor në madhësinë e një limoni në trurin e saj. Edhe pse tumori ishte beninj, doktorët e paralajmëruan se mund të kthehej në kanceroze, dhe kështu që duhej hequr.

Karan Waller ka arritur të kuptojë se kujtimet e saj kanë humbur përgjithmonë. Në vend të kësaj, ajo është përpjekur të rikrijojë lidhjen e nënës me fëmijët e saj, tani 5 dhe 3 vjeç, dhe kalon me to sa më shumë kohë që mundet. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment