Tharja e pazakontë e qenit

Jemi në Calamba, në Filipine.Ideja e tij personale për të tharë qenin, duhet të i jetë dukur diçka gjeniale, duke parë se foto e këtij procesi i ka publikuar menjëherë në Facebook.

Megjithatë duhet theksuar se jo me të njëjtin mendim kanë qenë të gjithë ata persona që i kanë vëzhguar këtë foto, të cilët menjëherë e kanë kundërshtuar me mesazhe protestuese, duke e akuzuar personin në fjalë për keqtrajtim të kafshëve, transmeton NOA.

Jerzon Senadorm, një adoleshent filipinas me vese të çuditshme, faktikisht, pasi ka larë qenin e tij e ka nderë në tela njësoj sikur të thante një palë xhinse.

Justifikimi? “Isha i mërzitur”.


(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment