Mubarak, vuan kanceri në stomak

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak vuan nga kanceri në stomak.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Farid el Dib, i cili i është referuar dhe një djagnoze mjekësore, duke përmendur se Mubarak-u nuk është në gjendje për dënim.

“Por tani kanceri është zhvilluar dhe i është përhapur në të gjithë trupin”, ka deklaruar El Dib për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

Në 13 Prill Mubarak është shtruar në spitalin e Sharm el Sheikh kur pësoi atak në zemër gjatë seancës gjyqësore. Ish-lideri ishte operuar për kancer në vitin 2010 në Gjermani dhe e kishte marrë veten. do të gjykohet më 3 gusht bashkë me djemtë e tij për dhunën e ushtruar ndaj manifestuesve, korrupsion dhe përvetësim pasurie.

Mubarak do të gjykohet më 3 Gusht bashkë me djemtë e tij për dhunën e ushtruar ndaj manifestuesve, korrupsion dhe përvetësim pasurie.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment