Noizy, party me VIP-at

Këngëtari i njohur i muzikës rap, Noizy, u ka bërë një ftesë shumë speciale miqve të tij artistë dhe fansave të enjten në mbrëmje, ndërsa ka promovuar albumin me titull “Living your dream” në “Muza Park” në Tiranë.
Sipas gazetës Panorama, Noizy ka pritur të gjithë miqtë e tij, dhe ka performuar “live” këngët më të bukura të karrierës së tij në natën e organizuar nga “Alba Trade Plus”. Për disa orë, ai ka kënduar “live” në koncertin që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, ku përveç të rinjve të grupit të tij O.T.R, ishin të pranishëm dhe fansa të tij.
Në mbrëmjen ku janë promovuar këngët e tij më të reja, ishin të pranishëm këngëtarë si Stine, Genta Ismajli, motrat Greta dhe Eni Koçi, Ronela Hajati, Beatriks Ramosaj, Adelina Berisha, Ledi Vokshi etj.

(albeu.com)






No comments:

Post a Comment