CIA ka rekrutuar pjesëtarë të Hezbollahut.

Liderët e Hezbollahut theksuan se disa anëtarë të këtij grupi shiit në Liban e kanë pranuar të jenë spiunë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, CIA. Përmes një fjalimi që u transmetua në televizion, udhëheqësi i Hezbollahut, Sheik Hasan Nasrallah, ka thënë se grupi që përkrahet nga Irani, tani beson se agjentët e CIA-s që punojnë jashtë ambasadës amerikane në Bejrut, kanë rekrutuar së paku dy pjesëtarë të Hezbollahut si spiunë, ndërsa grupi është duke e hetuar nëse edhe një anëtar i tretë është rekrutuar nga CIA apo ndonjë shërbim tjetër sekret.

Nasrallah e akuzuar aleatin amerikan, Izraelin, se qëndron prapa rrjetit të spiunëve, duke thënë se Izraeli ka dështuar që të ndërhyjë në Hezbollah, ndërsa tani i ka kërkuar SHBA-së që ta bëjnë këtë gjë.

Ambasada amerikane në Bejrut i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se duket që Hezbollah ka probleme të brendshme.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment