Një pjesëtar i KFOR-it akuzohet për keqtrajtim seksual

 
Në Kosovë zyrtarët e NATO-s bënë të ditur se një pjesëtar i forcave paqeruajtëse është akuzuar për keqtrajtim seksual të disa femrave që punonin në një kamp të këtyre forcave në pjesën perëndimore të Kosovës. Ndonëse zyrtarët nuk e identifikuan autorin, mësohet se Hans Wichter, 37 vjeçar nga Austria, dyshohet për përdhunim, marrëdhënie të detyruar seksuale dhe keqpërdorim të pozitës së tij prej eprori.

Në një njoftim të KFOR-it thuhet se “i dyshuari me sa duket i ka detyruar disa punonjësve të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Pas një hetimi të brendshëm, rasti po hetohet nga autoritetet kombëtare ushtarake të ushtarit para prokurorisë kombëtare përgjegjëse.

KFOR-i mirëpret reagimin e vendosur dhe të shpejtë të autoriteteve përgjegjëse ushtarake. KFOR-i nuk toleron asnjë shkelje të ligjit”, thuhet në një njoftim të forcave të NATO-s në Kosovë.

Pjesëtarët e NATO-s, sikurse edhe të misioneve civile ndërkombëtare nuk u nënshtrohen ligjeve në Kosovë dhe janë të mbrojtur nga ndjekja e drejtësisë vendase.

Në fund të luftës në Kosovë në vitin 1999 atje u vendosën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s, ndërsa prania e tyre u shkurtua vit pas viti. Deri në fund të vitit 2001 në Kosovë pritet të mbesin rreth 5 mijë pjesëtarë të KFOR-it.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment