Do të jetë një spektakël i gjatë, ku do të ndahen shumë çmime dhe do të ketë disa të ftuar specialë në natën finale të “Top Fest 8”, që do të transmetohet “live” nesër mbrëma në ekranin “Top Channel”. Në një skenografi “hi tech”, të realizuar nga Fatmir Minga, do të prezantojnë Ledion Liço bashkë me motrat Marina e Luana Vjollca. Nata e çmimeve është një realizim i regjisorit Ergys Lubonja, në drejtimit artistik të Dorian Gjonit, skenar të Dalina Buzit dhe mban autorësinë e Arbana Osmanit. Në listën zyrtare të këngëve të përzgjedhura në finale janë 17 këngë, pra një këngë më shumë se sa ishin parashikuar në fillim të garës së muzikës moderne. Autorja e programit Arbana Osmani ka prezantuar si risi të kësaj nate finale të “Top Fest 8”, një mesazh sensibilizues që do të jepet për dhunën ndaj femrave, frymëzuar nga ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri që kanë prekur edhe artin, siç ishte rasti i ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtares 21- vjeçare, Emmy. Më poshtë është lista përfundimtare me emrat e këngëtarëve që do të performojnë nesër në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë:

1. Era Rusi
2. Blero
3. Anxhelina
4. Teuta Kurti
5. Elvana Gjata
6. Flori
7. Nrg Band
8. Endri Prifti
9. Eris Hoxha
10. Xhensila
11. Anjeza dhe Dreni
12. XXL
13. Jeta Faqolli
14. Gent Bushpepa
15. Eliza Hoxha
16. Flaka Krelani
17. Gili dhe Enis
Potoku

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment