Niveli i detit do të rritet 85 cm deri në fund të shekullit 21.

Shkencëtarët kubanë vlerësojnë se niveli mesatar i detit rreth këtij vendi të Karaibeve do të ngritet deri në 85 centimetra deri në fund të këtij shekulli, për shkak të ndryshimeve globale të klimës.
“Sipas përllogaritjeve parashihet që niveli i detit rreth Kubës do të rritet 27 centimetra deri në vitin 2050 dhe 85 centimetra deri në vitin 2100″, ka thënë të premten Abel Sentela, drejtor i Instituti meteorologjik i Kubës.
Shkencëtari Marselino Hernandez tha se janë duke përcjellë me kujdes nivelin e detit. Ai kërkon mbrojtjen e ekosistemit me qëllim të zbutjes së efektit të ngritjes së nivelit detar.
”Tash urgjentisht duhet të ruhen koralet, bari i detit, plazhet dhe drunjtë”, ka thënë Hernandez.
Sipas tij, përkeqësimi i gjendjes së ekosistemit do të çojë drejt ndikimeve klimatike dhe pasojat do të jenë edhe më të mëdha.
Studimet ndërkombëtare parashikojnë që niveli i detit do të ngritet ndërmjet 85 deri në 190 centimetra deri në fund të shekullit, për shkak të shkrirjes së akullnajave. Kjo ngritje e nivelit të detit nuk do të jetë e barabartë në gjithë botën për shkak të rrymave, erërave dhe faktorëve tjerë.

(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment