Nisin porositë për Toshiba Thrive

Prej ditës së sotme, kompania Toshiba ka nisur marrjet e porosive në internet për tabletin e saj Thrive, shitjet e të cilit do të nisin në mes të muajit Korrik.

Këto tablet mund t’i prenotoni në adresën e Toshibës, por mund t’i gjeni gjithashtu edhe në dyqanet në internet të Amazon, Best Buy ose Office Direct. Androidin me memorje të integruaar 8 GB mund ta blini për 430 $, modelin me 16 GB për 460 $ ndërsa atë me 32 GB për 580 $.

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend këtë tablet, ju përsërisim se bëhet fjalër për pajisjen me system operimi Android 3.1, me ekran 10-inch me prekje, me procesor Tegra 2, një kamer ballore dy megapiksel dhe një tjetër në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel, 2 porta USB-je dhe vend për kartë mikro SD. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment