F1, Hamilton mund të kalojë tek Red Bull

Luis Hamilton mund të ndryshojë skuderi. Një takim mes Leëis Hamilton e Chris Horner, kreu i skuadrës së Red Bull, ka ushqyer zërat për kalimin e pilotit anglez duke filluar nga 2013-a.

Në Montreal, Hamilton ka jetuar një fundjavë ku është pak të thuhet e komplikuar: piloti i McLaren-Mercedes e mbylli shpejt garën e tij pas një kontakti me shokun e skuadrës Jenson Button.

Sipas edicionit online të revistës “Autosport”, gjatë mbrëmjes së të shtunës Hamilton ka takuar Horner në një takim privat që ka zgjatur rreth 15 minuta.

Ky takim është interpretuar si një kontratë paraprake mes palëve. Hamilton është i lidhur me McLaren nga një kontratë e vlefshme deri në 2012-n.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment