Nis xhirimin filmi i parë me i-Pod

Fillojnë sot në Firence të Italisë xhirimet për filmin e parë që do të realizohet me një I-Pod Touch, brezi i fundit i “Apple” që ka një kamera të inkorporuar, e cila do të përdoret në vend të kameras profesionale.

Regjizori që ka marrë përsipër këtë iniciativë, Lorenco Berti tha se titulli i filmit do të jetë “Filmi më i bukur i botës” ose e thënë ndryshe “Bombolone”. Subjekti i filmit flet për historinë e 8 djemve nën moshën 30 vjeç të cilët do të luftojnë me një të ardhme të pasigurtë.

Përveç risisë për mënyrën e realizimit të filmit, ky pritet të jetë filmi me shpenzimet më të vogla në historinë e kinematografisë. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment