Nis seanca ne Kuvend, mungon opozita

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e së enjtes me mungesën e grupit parlamentar të opozitës.

Në axhendën e Parlamentit në ditën e sotme janë shqyrtimi i disa projektligjeve. Ashtu siç ishte paralajmëruar opozita ka bojkotuar seancën e sotme.

Seanca ka nisur me prezantimin e ministrit të Arsmit, Myqerem Tafaj të projektligjit “Për arsimin dhe formimin profesional”, ku po prezanton disa ndryshime, siç i quajti ai, esenciale në këtë ligj.

Do të shqyrtohet gjithashti edhe pr/ligjit “Për shërbimin e kërkim shpëtimit”, për të vazhduar me votimin e pr/rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2010″.

Parlamenti do të votojë sot edhe për disa kandidatura për vendet vakante në disa institucione.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment