Majkëll Xhekson, këngëtari më i mirë i të gjitha kohërave

Ylli i ndjerë i muzikës pop, Majkël Xhekson, është shpallur këngëtari më i mirë i të gjitha kohërave, në votimin e lexuesve të revistës britanike “NME”.
Xhekson është në vendin e parë të listës së 20 këngëtarëve më të mirë, me vlerësim mesatar prej 9,02 nga gjithsej dhjetë. Në vendin e dytë është Fredi Merkuri, me vlerësim 8,39.
Pozita e tretë i takon edhe një këngëtari tjetër të ndjerë Elvis Prisli, ndërsa i katërti është Eksl Rouz nga grupi “Guns and Roses”. Në vendin e pestë është Xhon Lenon, kurse i gjashti Dejvid Bouvi.
Në vendin e shtatë është Robert Plant, pasuar nga Pol Mekartni, Stivi Vonder dhe Areta Frenklin, e vemtja femër në mesin e dhjetë të parëve. Nga vendi 11 deri 20 vijojnë Met Belami, Rej Çarls, Xhim Morison, Bob Marli, Elton Xhon, Kurt Kobejn, Stiven Tajler, Mik Xheger, Marvin Gej dhe Tina Tarner. Nëntë këngëtarë nga lista nuk janë më në mesin e të gjallëve. Votimi është kryer në ueb sajtin e revistës dhe në Facebook.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment