Ngjyra e flokëve për dukje të re

Dukjen e re e ndihmon kujdesi ndaj lëkurës, ushqimi, gjendja shpirtërore, shkëlqimi në sy, por edhe zgjedhja e modelit dhe ngjyrës së flokëve. Nuancën duhet zgjedhur në raport me moshën dhe tenin e fytyrës.

Fillimisht është me rëndësi të mos shkohet në ekstrem, nëse nuk jeni në moshë të re, ngjyra e kuqe e shprehur ose nuancat e kaltra nuk janë zgjedhje e duhur, sepse në asnjë mënyrë nuk do të përshtaten me lëkurën tuaj. Në këtë rast ngjyra e hirit (platinit) është zgjedhje më e mirë.

Kini kujdes edhe me ngjyrën e zezë për shkak të kontrasti të madh me tenin dhe zbehjen e fytyrës, rrudhat do të duken, ndërsa me nuancë shumë të shprehur do të dukeni sikur nuk i keni larë flokët dhe jo në raport me moshën.

Cila është zgjidhja më e mirë? Nëse dëshironi të dukeni më të reja, duhet të zgjidhni disa nuanca pakëz më të çelëta të ngjyrës natyrale të flokëve tuaja, ndërsa gjatë kësaj, siç u tha, mos shkoni në ekstrem.

Nëse jeni bionde natyrale, me kalimin e viteve mund ta zëvendësoni me ngjyrën e mjaltit ose ngjyrën e arit- kjo do t’i japë dukjes suaj ngrohtësi dhe feminitet.

Atyre me flokë ngjyrë kafe u përshtatet ngjyra e çokollatës, ndërsa femrave me ngjyrë të kuqe- ngjyra e gështenjës. Nuancat e ngrohta bëjnë që të dukeni më të dashura, më të reja, më të freskëta dhe të shkëlqeni.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment