Kanoute do të qëndrojë tek Sevilla

Sevilla ka njoftuar se sulmuesi Kanoute do të mbetet tek Sevilla edhe për disa sezone të tjera. Së fundmi spekulohej se Kanoute do të largohet pas gjashtë sezoneve tek ky klub ku ka shënuar 85 gola në 183 ndeshje.

Por, Sevilla në një konferencë për shtyp ka njoftuar se Frederic Kanoute do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm pasi ai ka një kontratë për të respektuar.

"Kanoute do të vazhdojë të jetë lojtar i Sevillas. Sulmuesi, pas një takimi me drejtorin sportiv, Monchi ka shprehur dëshirën e tij të qëndrojë tek Sevilla dhe të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit në arritjen e objektivave të rëndësishme në sezonin e ardhshëm", thuhej në komunikatën për shtyp të Sevillas. 
(albeu.com)









No comments:

Post a Comment