Në SHBA shpërthen në masë vjedhja e flokëve.

Një seri vjedhjesh të atyre që njihen si shtojca flokësh (extension) në SHBA ka nxjerrë na pah se sa fitimprurës është tregu i flokëve njerëzore.
Duket pak e çuditshme, por sallonet e bukurisë në mbarë vendin janë në alarm pas një serie vjedhjesh.
Më i fundit sulm iu bë një salloni bukurie në Atalanta, Georgia, ku një makinë u përplas me forcë në derën kryesore dhe arriti të largohej prej andej me rreth 10 mijë dollarë flokë.
Në Hjuston, një tjetër sulm në sallonin My Trendy Hair u solli hajdutëve 120 mijë dollarë flokë të virgjër indianë, të patrajtuar. Pronarja thotë se hajdutët e dinin shumë mirë se çfarë kërkonin, ndaj shkuan direkt tek flokët dhe nuk u morën me arkën. Ajo thotë se disa flokë ishin përgatitur për të mbijetuarit nga kanceri dhe për gra që nuk i përballojnë dot çmimet.
Në një tjetër sulm hajdutësh në Miçigan, një pronar salloni u vra ndërsa po përpiqej të ndalonte vjedhjen e rreth 10 mijë dollarë ‘extension’.
Të tjera sulme përfshijnë atë në Teksas ku u vodhën 85 mijë dollarë flokë dhe në Kaliforni dy të tjerë ku u vodhën përkatësisht 60 mijë e 10 mijë dollarë flokë.
Çmenduria ndaj flokëve ka arritur kulmin, raporton BBC, që flet për femra që i heqin flokët dhe të nesërmen i duan sërish. Beteja për të gjetur flokë cilësore është përhapur gjithandej.


No comments:

Post a Comment