Së shpejti lancohet Sony Ericsson Xperia Pro.

Pothuajse katër muaj pasi ishte lajmëruar në MWC në Barcelonë, Xperia Pro i Sony Ericsson do të jetë në dispozicion në Britani, direkt nga prodhuesit japonez, brenda disa javëve të ardhshme. Sony Ericsson ka vendosur telefonin në faqen e saj të internetit me një çmim prej 350 stërlinash. Telefoni vjen me një ekran 3.7 inç me resolucion 854x480 pixel, një Qualcomm Snapdragon SoC me 1 GHz, më shumë se 320 MB memorie në bord dhe një kartë microSD.

Si telefonat e tjerë Xperia të Sony Ericsson, ky përdor Android 2.3 Gingerbread dhe veçantia e tij është tastiera e tij e plotë me rrëshqitje. Xperia Pro është një zëvendësim direkt për Xperia X10 Mini Pro.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment