Të dish shqipen nuk mjafton të kuptosh çfarë thotë një Kadare.

Fitim Hoxhati

Thirrja e Kadaresë, përgjigja e Bashës, komentet e shumta e plot kundërtira, më shtynë të them edhe unë dy fjalë por pasi përfundova këtë shkrim ngeca tek titulli. Pa pritur mora shtysë tek qesha me të madhe nga një deklaratë fantastike e një drejtuesi të lartë të LSI sipas të cilit kjo parti kish një fitore spektakolare në këto zgjedhje.



Ish deklarata partiake e Shezaiut në mos gaboj profesorit të gjuhës shqipe. Që LSI kish me të vërtetë rritje ky është fakt por nuk është argument për të tilla përfundime sepse “spektakolarja” nuk mund e as duhet të dalë nga dukje të jashtme të gjërave.S’ka luftë e as vjen fitore me fishkzjarre. Kjo LSI-së është si puna e mollës aq të bukur nga jashtë por që kur e hap del e krimbur. Duke mos dyshuar në pandershmëri e hipokrizi të tij, më mbetet të pranoj se Profesori i nderuar është naiv në politikë përderisa nuk kupton se në ato shifra del qartë dora e mjeshtrit Sali Berisha tek i jep shkopin e shpëtimit nga mbytja … një të të quajturi Ilir Meta .



Prej vitesh në Shqipëri, duke mos patur arritjet e pritura, të gjithë pothuaj kapemi nga anë të jashtme e formale të gjërave. Kemi institucione demokratike e kemi pushtete të ndara ndaj kemi demokraci,kemi in stitucione të kompletuara ndaj kemi shteti, kemi Kode e ligje me bekimin e Europës ndaj edhe kemi shtet ligjor.



Eshtë vërtetë se transparenca e KQZ në numurimin e votave është spektakolare or profesor por na rroftë kjo transparencë kur në kutitë e rrugës Bajram Curri gjejmë fletë votimi të rrugës … ZOG i Parë , fletë votimi me vulë nga Zimbabvet për të mos përmëndur fare … sufiçitin e votave … e plot të tjera , të denja për Guinness .



***

Një letër e hapur e Kadaresë për probleme të ditës në Shqipëri është një risi sepse nga “Dimri i Vetmisë se Madhe” them se është shprehur për të sotmen kalimthi ose “ me spondë “, duke përshkruar të djeshmet a të pardjeshmet .



Pastaj,nuk ish letër e hapur për mbjelljet e pranverës a për sezonin e ri turis tik. Me të tilla gjëra rutinore nuk ka as kohë e as e ul vehten një Kadare .

Duhet të ketë qënë një shqetësim i madh që e shtyu gjeniun të ndërhyjë e të bëjë atë që nuk bëri pothuaj as më 1997.



Pikërisht në këtë këndvështrim më del se komentet e shumta, në mbështetje ose jo, kanë të përbashkët renditje shkaqesh , motivesh a synimesh të letrës sikur ta ketë shkruar jo një gjeni por një i rëndomtë .

Le tu hedhim një sy :



1.Lulzim Basha thotë se nuk mund të tërhiqet sepse do cënonte parimet e demokracisë dhe do fyente elektoratin Tiranas



Një adoleshent në politikë që deri nga viti 2005 i u shmang jo më demokracisë shqiptare por edhe Shqipërisë,që filloi karrierën si ndihmës kamarier për të vazhduar si përkthyes e që papritur na del qeveritar i lartë, ti mësojë Ismail Kadaresë parimet bazë të demokracisë, i thonë “ hajde baba të të tregoj arat! “



Një person që duke shpresuar të mos ketë vënd për përgjegjësi ligjore në ngjarjet e 21 janarit, jo më nuk dha dorëheqie siç do bënte çdo zyrtar i një shteti demokratik por si pushtetar i lartë e drejtëpërdrejtë i ngarkuar me zbatimin e ligjit nuk kërkoi as falje publike të paktën si përgjegjësi morale për atë hata që ndodhi duke fyer kështu elektoratin e gjithë Shqipërisë .


2. Sipas Artan Mullajit në “Pushteti sfidon Kadarenë “, Ballkan Web 24.5.2011.

“…duket se mashkulli i bukur i PD-së e ka fituar vëmëndjen e çmuar të shkrimtarit të madh … pa shumë stërmundim. “ dhe “… Kadareja i shkruan thuajse ndrojtur, por hapur një Bashe … dhe kjo është një provë tjetër vlerësimi që ai ka për politikanin e ri, jo pak të përfolur.”
Një e shkruar në tym e pa përgjegjësi sepse nuk besoj të ketë fyerje më të madhe për një Kadare të mendosh se meshkujt përgjithësisht e ata bukuro she posaçërisht mund ti a bëjnë trutë dhallë si të ish ndonjë pederast duke harruar bëmat që thonë se ka.Pastaj, na del se kollosi Kadare u ndrojtka nga një mini, duke e ngatërruar me elefantin që trëmbet nga miu .
3. Sipas të nderuarit Gëzim Basha në “Një shkrimtar i madh në një version politik të gabuar”, Ballkan web 24.5.2011 , letra e hapur e shkrimtarit të madh “ …është pezmatuese, sepse në mënyrë fare të qartë …, as më pak e as më shumë, synon ndërprerjen e një procesi jetik për demokracinë shqiptare, numërimin e votave. Numërimi i hollësishëm i votave lidhet drejtpërdrejt me një ndër liritë më themelore të njeriut; të drejtën e pakapërcyeshme për të zgjedhur elitën qeverisëse.”

Kjo sepse “ Etërit e demokracisë moderne liberale, (të asaj demokracie që edhe vetë Kadare kërkon të shohë në këtë vend), Madisoni, Jeffersoni dhe Hamiltoni, e shohin leximin e plotë të votës si një ndër barrierat më të sigurta për të mbrojtur sistemin nga rreziku i tiranisë. “

I nderuar zoti Gëzim.! Për çfarë ndërprerje e keni fjalën ? Për ndërperje të proceseve zgjedhore shqiptare ? Poku i ke në Shqipëri zgjedhjet me Madisonër, Jefersonër a Hamiltonër ? Zgjedhjet në Shqipëri gjithnjë kanë qënë të shkëlqyera si votim sepse njerzit i kemi të shkëlqyer me përjashtime si gjithë bota por dardha e ka bishtin prapa sepse numërimet e hesapet i bën tjetër kush. Pastaj kush tha se Kadareja ka kërkuar ndërprerje zgjedhjesh . Është shtrëmbërim i hapur nga ana e juaj sepse ai e ka ftuar Bashën të tërhiqet ,pra jo të ndërpriten zgjedhjet por të përfundojnë pa të , çka është tjetër gjë .
4. Kujtim Çashku në “Keqkuptim apo mirëkuptim me Kadarenë “ Opini on24 Maj 2011

“…nga disa reagime të shpejta ndaj kësaj letre, më është krijuar ndjesia se shqetësimi i shkrimtarit është keqkuptuar. “

“ Më shumë se keqkuptim, unë e kam mirëkuptuar letrën e shkrimtarit Ismail Kadare si një letër të barasvlershme për këdo.”

Ndodhur para sallatës “më shumë se keqkuptim unë e kam mirëkuptuar” no koment.



5. Fatos Lubonja “Heqje dhe dorëheqje “ në Opinion , 24 maj , 2011

“Në letrën e Kadaresë ka një togfjalësh që e komprometon shkrimtarin… Kjo është fraza: “Kolapsi i papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”.


Gjykoj se dorëheqja që i kërkohet Lulzim Bashës nga Kadareja, si intern pretim i situatës së krijuar përpara Komisionit Qendror Zgjedhor nga op ozita, e provon këtë, paçka se Kadareja përpiqet ta paraqesë atë si një akt që do t’i bënte nder Bashës, pra ta fuste në kategorinë e dorëheqjeve jo (dorë)heqjeve. Aq më tepër nëse kemi parasysh se opozita ka dy vjet që në thelbin e vet kërkon të njëjtën gjë: të arrijë në pushtet pas një destabili zimi të vazhdueshëm.”

I respektuari Lubonja tronditet që çuditërisht situatën zgjedhore Kadareja e njeh për “ kolaps të papritur “ kur këto kolapse janë në modë sot e 20 vjet e nuk shtron pyetjen si është e mundur që gjithë ky Kadare të bëjë një gafë të tillë e të jetë kaq i pa informuar, në mos i paaftë në vleresimin e kronikës 20 vjeçare të demokracisë shqiptare .Del gjithashtu sikur Kadare ja kërkon ti bëjë nder zotit Basha duke marrë statusin e të dorëhequrit pra …për ta shpëtuar nga humbja e sigurtë . Për këtë mendim zoti Fatos nuk jap argumente përse Kadareja i madh qënka i preokupuar për fatin një “bukuroshi” që pavarsisht se është premtues gjithsesi është ende fillestar kur heshti me 1997 për fatin e një Berishe ku e ku me të ?
6. Gjovalin Delia “ Turp apo nder i përbashkët shqiptar? “në Shqip 26.5.2011
“Zoti çoi dorën e vet Kadare, (nëse shqiptarët gjakndezur do arrijnë ta perceptojnë këtë mesazh profetik, esenca e të cilit është eksperienca, maturia, mençuria, urtësia, tradita, kanuni, drejtësia, zemërgjerësia, to leranca, qytetaria dhe vizioni Perëndimor. Nuk e teproj nëse them; mbas veprës së tij të madhe letrare, kjo letër është ndër gjërat më të çmuara që Ismail Kadare ka bërë deri më sot për vendin e popullin e vet.”



Meqënëse me gjëra tokësore nuk po mund të zbërthejmë letren e Kada res na mbeten qielloret.Mirpo i nderuari Gjovalin , si fetar i devotshëm që del të jetë , duhet të dijë se nuk mund të jetë i dërguar e aq më pak krah i zotit një Kadare që gjithsesi nuk është ushtrues i riteve .
7. Prof. Skënder Gjoni “Verbëria e urrejtjes dhe thirrja e shkrimtarit” Shekulli 27/05/2011

”Në këto momente kur gjithë kjo situatë rrezikon të përfundojë në një tragjedi të vërtetë ka akoma mendjetrashë (teveqelë), birbo marifetesh të nëndheshme, pseudo-intelektualë e pseudo-analistë (Apollon Baçe, Neri tan Ceka, Kujtim Çashku etj.,) të cilët qëllimisht e keqinterpretuan thirr jen e shkrimtarit Kadare për oportunitetin e çmuar të zgjidhjes paqësore që ofroi në të mirë të popullit dhe të Shqipërisë .”

Sipas profesorit Kadareja dërgoi mesazh për të zbutur paqësisht efektet tragjike.

“Me siguri dhe me plot të drejtë si ne të gjithë dhe Kadare vetë do ketë menduar me dëshpërim pak a shumë kështu: Këta qenkan më të këqij sesa i kemi menduar”.

Profesori i nderuar ngatërron Kadaren me nënë Terezen. Të ish i tillë me 1997 do kish dhënë berihanë kur kërciste pushka si në Karadak , kur u vranë e u therën me mija .
Janë shembuj të mjaftueshme se sa pak e njohim Kadaren. Unë nuk them e se njoh më mirë pse mund ta kam lexuar me shumë por sepse kam kërkuar e mësuar anë të tjera të tij që nga aventurat financiare …me falni fëminore të viteve 40 , siç thonë.



Gjenialiteti i Kadaresë them se ka tre shtylla, madhështinë e subjektit , mungesën e transparencës së mendimit të tij dhe yshtjen, me saktë dehjen e lexuesit për të zbuluar ai vetë të vërtetën letrare kadarjane.



Tek Ismail Kadareja mbretëron forma e përsosur. Një frazë përgjithësisht e shkurtër,e prerë si me thikë por edhe e lëmuar,“ e shkuar në torno”thosh Shollohovi për përsosmërinë e formës , një frazë e ftohtë në një të parë por në të dytën ndjen ngrohtësinë që i vjen nga thellësia e men dimit .



Në gjithë jetën e tij letrare Kadareja ka qënë i prirur nga një mungesë “transparence “ në atë që do të thotë me fjalën , frazën , subjektin a personazhet dhe këtu qëndron gjenialitetin i tij. Ai e fut lexuesin në kurthin e kësaj intransparence “teknologjike” , ngadalë e pakuptuar, ai nuk jep tavë të gatëshme, si shumëkush, por i kërkon kujdo të hamëndësojë e të hulumtojë derisa papritur të dalë në qiellin kadarean me transparencën e plotë të yllsive të galaktikës njerzore.Ky stil ishte rezultat i luftës për egzistencë e mbijetesë e gjeniut .Ish Çarls Darvini që ka kën duar në të.



Pikpamjet se Ismail Kadareja ka qënë aksidentalisht komunist , se i servilosej Enver Hoxhës , se ai paska qënë disident a se e drodhi kur e pa se u qelb ajo punë e plot të tjera janë shembuj të trajtesave të sipërfaqëshme të figurës se tij madhore . Unë kam pikpamjen se Ismail Kadareja nuk i ka bërë hymne e Enver Hoxhes nga ndonje simpati personale a ideore e as nga antuziazmi djaloshar i një Betoveni ndaj Napoleon Bonopartit me “Heroiken” e tij, dedikim për të cilin u pendua më vonë.Kjo vërtetohet me faktin se Kadareja nuk pranon asnjë pendim për çka ka shkruar



Raportet e Kadaresë me komunzmin dhe idolet e tij , nuk them si ishin të stisura që në fillim me paramendim nga ai. .Unë kam bindje se ka qënë një stisje instiktive , më e drejte intuitive e një gjeniu të lindur , i cili për shkak të origjinës e përbërjes prej “armiku të klasës “ e ndjente se ai vullkan artisti që kish lindur me të e brënda tij nuk do shpërthente kurrë por do fashitej nëse i binte murit me kokë. Kadareja e kish kuptuar që në Moskë me Jevtushenkot se ish puna ndryshe përderisa atje “akujt kishin filluar të shkrijnë” por në Shqipëri në të kundërtën nuk bëhej më fjalë për akuj por për akullnaja Për të shkrirë akullnajat duhej ngrohje globale.Duhej pritur të vinin të tjera kohë..Duhej të nxirreshin e të rivriteshin të rënët.

Të gjitha veprat në dukje pro komunizmit e Enver Hoxhës i përkasin periudhës se “ngritjes” deri nga vitet 60 dhe zhduken pas romanit “Kronikë në Gur “ që e bëri famëmadh kudo në botë . Strategjia e tij i dha frutet e ai nuk kish më nevojë për “ investime kapitale” Tani nuk mund ta pengonte njeri . Ai eci aq shumë saqë Enver Hoxha tek fuste brënda a i jepte plumbin të tjerëve për një rresht , nuk lejonte të prekej Kadareja për volume të tëra anikomuniste . Si është e mundur ? Ish e mun dur sepse edhe ky ishte një investim kapital i Enver Hoxhës për të retu shuar diktaturën me erëza liberalizmi .Kadareja e ka kuptuar këtë reali tet që në atë kohë ndaj nuk tregon asnjë mirënjohje për Enver Hoxhën.

***
Nuk pretendoj as kam kapacitet ti bëj rëngenin Kadaresë por mu desh të them pikpamjen time për të në argument të mendimit tim për letren drejtuar zotit Basha .

Kadareja nuk ka kohë e as e ul vehten të merret jo më me Bashën , por as me Berishën .

Ta barabitësh Kadaren me Nënë Terezën është gabim .Ai nderon në kulm nënë Terezën por nuk e ndjek filozofinë e saj sepse nënë Tereza mund të jetë shenjtore por ai është gjeni. Ajo është e qiellit ndërsa ai i tokës . Ajo e të përtejmes, ai i të këtushmes . Ajo e shpirtit e ky i mëndjes . Ka ndryshime thelbësore kjo dyshe e jona madhore

Ismail Kadare nuk ul vehten të merret me hesape e me rregulla zgjedh jesh Ai nuk pyet as Ramë e as për Nanora.Dhe absolutisht nuk shqetë sohet e as i dhimset e jo më të mbështesë të majtën. Ai është djathtist i lindur e i betuar .

Ai nuk e ka hallin as tek individët e as te qeveritë . Duke qënë një demokrat i mirfilltë nuk shqetësohet se fiton e majta.Eshtë brënda lojës demokratike kjo punë .

Një gjeni si Ai e ka hallin gjetiu .
Ai e di se në Shqipëri kanë ndodhur plot të hidhura , të rënda e të ulta . Por ai ka të qartë se në të gjitha katrahuret e demokratëve në asnjëj rast nuk është demaskuar botërisht demokracia shqiptare , as me 1997 kur qeveria demokratike në më të shumtën doli fajtore jo si shkaktare por sepse nuk i doli të keqes përpara e ta parandalonte . Dhe një Gjeni nuk merret me paaftësitë por me fajsitë . ndaj nuk foli ahere.

Tani është ndryshe . Kadareja ka nuhatur rrezikun jo të individëve , jo të qeverive a të partive të çdo krahu por të vetë demokracisë shqiptare. “ Tërhiqu që të dalë fitimtar pa analizë dokumentash “. Ky është thelbi i ftesës Kadarjane. Duhet shmangur dalja botërisht e qelbit zgjedhor, vjedhja , përçudnimi i të dhënave, masakrimi i procedurave, fallcifikimi i akteve , përdhosja e ligjit dhe rregullit , përdhunimi i së drejtës së votës , të vetmit çvirgjërim që nuk ta fal Europa e Amerika bashkë .

“Tërhiqu mor bir sepse më mirë të humbasim një bashki , qoftë edhe Tirane e të dalim me flamurin e nënë Terezës se sa të digjemi si Shqipëri e tërë në sytë e tërë botës si dallkaukër zgjedhorë .

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment