Mustafa në Skenderaj premton ndihmë për Degën e LDK-së

Në kuadër të vizitave që është duke i bërë degëve të LDK-së, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa bashkëpunëtorë, të enjten ka vizituar Degën e Skenderajt, me ç’rast është njohur për së afërmi me punën e kësaj dege dhe planet e saj për të ardhmen.

Aktivistët e kësaj dege kryetarin Mustafa e kanë njoftuar edhe për disa probleme me të cilat përballet kjo Degë dhe nga ai kanë kërkuar ndihmë në tejkalimin e tyre.

Kryetari i LDK-së pasi është shprehur i kënaqur më punën që është bërë këtu, ka thënë se kryesia qendrore dhe ai personalisht do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar kësaj dege.

“Ne do t’i ndihmojmë LDK-së këtu, sepse kjo parti ka shumë më shumë se sa kanë treguar rezultatet në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Mustafa, siç transmeton Kosovapress

No comments:

Post a Comment