Snejder: Ndihem i lumtur te Interi, nuk do të largohem

Wesley Snejder ka deklaruar se nuk planifikon të largohet nga skuadra e Interit.

Kështu mesfushori hollandez ka hedhur poshtë spekulimet që e shohin të ardhmen e tij larg Milanos.

Lajmi për largimin e tij përgënjeshtrohet nëpërmjet një interviste për “The Sport Edition” ku u shpreh se:

“Tek Interi ndihem si në familjen time dhe më ofrohen të gjitha kushtet për të bërë mirë. Milano është një qytet i bukur, piktoresk dhe elegant. Këtu ndihem shumë i lumtur dhe nuk ka asnjë arsye që unë të largohem”./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment