“Mjekët të zbatojnë ligjin për licencat”

Ministria e Shëndetësisë është e gatshme për të ndryshuar kuadrin ligjor të domosdoshëm për licencimin e mjekëve. Pas deklaratës së kreut të Urdhrit të Mjekut se 70% e tyre punojnë duke shkelur ligjin, kërkohet bashkëpunimi me këtë institucion. “Ende Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion apo kërkesë të qartë nga Urdhri respektiv që të zgjidhë apo rregullojë modalitetet që rregullojnë bashkëpunimin e ndërsjellë Urdhër-mjek, por përbën një moment për ta rishikuar ligjin dhe marrëdhënien midis dy institucioneve”, tha dje drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministri, Pëllumb Pipero. Ndërkohë, thirrjes së bërë prej më shumë se tri javësh të Urdhrit të Mjekut nuk i është përgjigjur ende asnjë mjek.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment