Gasperini: Zgjedhja në krye të Interit, një surprizë e bukur.

Xhian Piero Gasperini ka folur për herë të parë si trajner i Interit, që prej emërimit të tij nga ana e presidentit Masimo Morati. Gjatë një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme me drejtuesit e Interit, Gasperini është shprehur se zgjedhja e tij në krye të zikaltërve ishte një surprizë e këndshme për të. “Ishte një surprizë e bukur. Jam mjaft i kënaqur, tashmë do të përpiqem që të jap maksimumin. Kam shumë dëshirë që të fillojmë. Duhet të punojmë shumë që të bëjmë një sezon të mirë”, kanë qenë fjalët e para të Gasperinit si trajneri i Interit.

(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment