Meta: Vendimi i Kolegjit i drejtë, hap rrugën për transparencën

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të numëruar të gjitha votat e kontestuara, e ka cilësuar si të drejtë, të llogjikshëm dhe parimor.

Meta ka thënë se me anë të këtij vendimi, pavarësisht se nuk është i dëshiruar prej tij, i hap rrugën transparencës, duke sjellë një standard të ri për zgjedhjet në Shqipëri.

“Si çdo qytetar do të dëshiroja që çështja të kishte përfunduar që dje, pasi është e vërtetë që ky proces ka zgjatur përtej të gjitha parashikimeve, por jam i bindur që për rrethanat në të cilat u zhvilluan zgjedhjet dhe procesi i numërimit, kemi një diferencë shumë të ngushtë mes kandidatëve, transparenca e plotë e maksimale, e pandodhur më parë është e mirëpritur dhe e domosdoshme, jo vetëm për të mbyllur kapitullin e kontestimeve të cilitdo, por edhe për të vendosur këtë rekod të ri të transparencës”- tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se të gjithë ata të cilët kanë paragjykuar vendimin e Kolegjit, kanë dështuar, pasi sipas tij, Kolegji dha një vendim për një transparencë maksimale.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment