Meta mbrohet me “Bashën”

Gjykata e Lartë nisi shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Ekonomisë Ilir Meta, i cili akuzohet nga prokuroria për korrupsion aktiv, akuzë kjo që ka lidhje me video regjistrimin e kryer nga Dritan Prifti gati një vit më parë.
Pas prezantimit, gjykata dëgjoi pretendimet paraprake te avokateve mbrojtes te Ilir Metes, i cili vete nuk ishte prezent ne salle. Avokati i Ilir Metes e ngriti strategjine e tij mbrojtese bazuar mbi nje vendim te meparshem te po kesaj gjykate, e cila cilesoi te pavlefshme nje sere veprimesh hetimore te kryera nga prokuroria ndaj ish-ministrit Lulzim Basha, per shkak te kalimit te afateve ligjore.

Duke i qendruar argumentit te afateve hetimore, qe sipas tij jane tre muaj, meqenese sipas avokatit ceshtja u regjistrua ne 12 janar te ketij viti ne prokurorine e Tiranes, cdo veprim hetimor i kryer nga prokuroria nga 12 prilli deri ne nente maj jane te pavlefshme. Kjo pasi kane kaluar afatet e hetimit e per rrjedhoje sipas avokatit te pavleshme jane kerkesa per heqje imuniteti, kerkesa per ekspertet e huaj per te bere verifikimin e video-regjistrimit, pyetja e shtetasve ne cilesine e personave qe kane dijeni, komunikimi i akuzes ndaj zotit Meta dhe ne fund edhe dergimi i kerkeses per gjykim ne Gjykaten e Larte. Me tej avokati shtoi se edhe video regjistrimi hyn tek pergjimet dhe i kryer ne ato kushte, ndaj nje personi me imunitet eshte i paligjshem. "I pavlefshem, - tha avokati, - eshte edhe pergjigjja e ekspertizes se amerikanit Glen Bart, sepse sipas ligjeve ne fuqi marrja e tij si ekspert duhej bere me dijenine e avokateve dhe mbrojtja duhet te pyetej nese ishin apo jo dakord".

"Ne, - tha avokati, - nuk e kemi mohuar qe ajo bisede eshte kryer, por themi qe transkriptimi i bisedes eshte i manipuluar dhe denigrues nga Dritan Prifti dhe persona te tjere per qellime politike, ndaj edhe kerkuam zbardhjen e bisedes sic duhet".

Avokati pohoi, se prokuroria ka grumbulluar prova per kete ceshtje ne kundershtim me ligin procedurial, pasi sipas tij ora qe konsiderohet nga akuza si prove nuk eshte e tille duke qene se me te eshte kryer regjistrimi i bisedes Meta-Prifti, por qe ekspertet nuk e gjeten materialin bruto ne ore, por ne lap top. Pas kerkesave paraprake nga avokatet Petrit Serjani dhe Gezim Veleshnja, ju dha fjala prokurorit te Prokurorise se Pergjithshme Bujar Sheshi. Por prokurori kerkoi kohe per t'u pergatitur, dhe procesi u shty ne daten 27 qershor. Pervec medias, gjyqi u ndoq edhe nga vezhgues te OSBE-se.




(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment