Harrojini dy Luftërat Botërore dhe një Kupë Bote, shkencëtarët zbulojnë se 50 përqind e britanikëve janë… gjermanë

Gjeneticistët kryesorë thonë se dy Luftërat Botërore dhe një Kupe Bote në futboll nuk kanë qenë asgjë për shkak se britanikët në thelb janë gjermanë që jetojnë në ishull.

Së bashku me arkeologë ata kanë shpenzuar vite të tëra duke gërmuar në Britani dhe kanë arritur në përfundimin se 50 përqind nga britanikët kanë gjak gjerman në vena.
Kjo vjen nga fiset gjermanike Hengist dhe Horsa, që erdhën në brigjet e Kentit në vitin 449 para Krishtit.
“Nuk mund të mohohet. Kombi që ka më shumë inat gjermanët, ka qenë dikur vetë i tillë,” shkruan revista gjermane “Spiegel”.




(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment