Shkodra pret festivalin e 49-të mbarëkombëtar të fëmijëve

Gjatë një prononcimi për ATSH-në, Kujtim Alija, i cili që prej edicionit të 24-t është në rolin e drejtorit të festivalit, tha se gjatë netëve të këtij festivali do të interpretohen 34 këngë, ndërsa në natën finale do të shkojnë 22 interpretimet më të mira.


Evenimenti më i rëndësishëm i këngës për fëmijë, Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, do të çelë siparin nesër, për të 49-in vit me radhë në qytetin verior të Shkodrës.

Pas disa etapave përgatitore, të nisura muaj më parë, festivali ka ardhur në fazën finale të përgatitjeve dhe ditën e nesërme pritet të startojë nata e parë e tij, në skenën e Teatrit Migjeni të Shkodrës.

Gjatë një prononcimi për ATSH-në, Kujtim Alija, i cili që prej edicionit të 24-t është në rolin e drejtorit të festivalit, tha se gjatë netëve të këtij festivali do të interpretohen 34 këngë, ndërsa në natën finale do të shkojnë 22 interpretimet më të mira.

Skenografia e festivalit i është besuar të mirënjohurit, Adnan Kastrati, ndërsa prezantues do të jenë gazetarja Enkeleda Zeko dhe Dritan Siçetza.

Ashtu si edhe gjatë viteve të fundit, juria e festivalit i është besuar grupit të fëmijëve të vegjël, pasi përvoja e katër viteve të mëparshme është vlerësuar si mjaft pozitive.




(www.yllpress.com)

No comments:

Post a Comment