Messi fitoi 30.5 milionë euro në vit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është konfirmuar si futbollisti më i paguar në botë, pasi fitoi 30.5 milionë euro vitin e kaluar, sipas listës ‘50 fatlumët’ nga magazina amerikane Sports Illustrated.

Sulmuesi argjentinas, i cili konsiderohet si aktualisht futbollisti më i mirë në botë gjendet para yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili përfitoi 27.1 milionë euro dhe sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney (23).

Lista ‘50 fatlumët’ llogarit përfitimet, marrëveshjet e marketingut dhe bonuset e yjeve më të mëdhenj të sportit.

Në renditjen e përgjithshme kryeson golfisti Tiger Woods me fitime prej 46 milionë eurosh në vitin e kaluar, që edhe pse i mjaftoi për të kryesuar, është 20 milionë euro më pak se përfitimet e tij nga dy vite më parë.

Messi kryeson në kategorinë e futbollistëve, por ylli nga Nou Camp është i shtati në renditjen e përgjithshme të sportistëve më të paguar në botë dhe ndër të tjerë gjendet prapa ngasësit të Ferrarit nga Formula 1, Fernando Alonso, i cili është tifoz i Real Madridit.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment