Meshkujt modernë nuk janë romantikë.

Një studim më i ri tregon se meshkujt e kanë të vështirë të bëhen kavalierë dhe shumicën e rasteve i ikin kësaj situate.
Nga ana tjetër, femrat thonë se iu pëlqen të pranojnë letra romantike ose ndonjë poezi nga meshkujt të cilët nuk e bëjnë këtë. Vetëm 50% e meshkujve kanë pranuar se nganjëherë i kanë shkruar partneres poezi dashurie apo ndonjë letër. Shumica e femrave thonë se do ta kishin vlerësuar shumë po të pranonin diçka romantike nga partneri i tyre, duke qenë se për ta bërë këtë mashkullit i duhet kohë, mund dhe dëshirë. Mirëpo vetëm 6% e meshkujve modernë kanë pranuar se shfrytëzojnë këtë metodë për të impresionuar partneren. Meshkujt bashkëkohorë joshin femrat me anë të teknologjisë moderne. 21% e tyre shkruajnë SMS romantike, derisa 11% e meshkujve për këtë gjë shfrytëzojnë postën elektronike.

(femina.al)





No comments:

Post a Comment