Merkato, gati shkëmbimi Kasano-Montolivio.

Milani duket se po insiston që të marrë mesfushorin e Fiorentinës, Rikardo Montolivio.
Ky i fundit shihet si zëvendësuesi idela për Andrea Pirlon, i cili u largua në drejtim të Juventusit. Drejtuesit e Fiorentinës janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin e kombëtares, duke qenë se kontrata e këtij të fundit përfundon gjatë sezonit të ardhshëm dhe do të largohej me parametra zero. Por, Milani nuk ka shumë para në dispozicion dhe ma vendosur që t’i ofrojë Fiorentinës sulmuesin barez, Antonio Kasano, për të cilin Fiorentina ka shfaqur interes. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse pranon Kasano. Ky i fundit nuk shihet si titullar tek Milani dhe për këtë arsye mund të vendosë të largohet tek Fiorentina, ku do të ishte lojtari kryesor dhe do të luante me vazhdimësi, duke ruajtur kështu edhe vendin në kombëtaren italiane.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment