Berisha, piramida dhe parlamneti.

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka folur për përgatitjet, që duhet të nisin me rastin e festimeve të 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Krahas festimeve në 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, zoti Berisha, theksoi rëndësinë e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, në vendin ku sot ngrihet ndërtesa e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ose Piramida.

“Janë shpallur dhe janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Nuk mund të kishte vendim më të drejtë, më të goditur, më të arsyetuar dhe nuk mund të nderoje me asgjë më shumë shtetin shqiptarë në 100 vjetorin e tij, sesa me ndërtimin e tempullit të demokracisë shqiptare, ndërtimin e Parlamentit, ndër më modernët në Evropë. Për ta kremtuar sa më mirë dhe me sa më dinjitet ngjarjen më madhore të historisë sonë kombëtare, 100 vjetorin e pavarësisë, do të krijohet një Komision Shtetërore, i cili do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme”, tha Berisha.
Gjatë mbledhjes kryeministri Berisha ka shmangur komentet në lidhje me punimet në Kolegjin Zgjedhor. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment