Medalionët shmangin plumbin e grabitësit

Policia në Georgia tha se medalionët fetarë i kanë shpëtuar jetën pronarit të një dyqani, duke devijuar plumbin e ardhur nga arma e një grabitësi. Grabitësi ka hyrë në dyqan dhe i ka drejtuar armën gruas së pronarit të dyqanit. Hetuesit thanë se grabitësi qëlloi njeriun dhe u largua nga dyqani duarbosh, kur çifti nuk mundi të hapte kasafortën.

Plumbi u shmang nga varëset që kishte në qafë pronari i dyqanit. Njeriu pësoi një gërvishtje të vogël në vendin ku medalioni u godit dhe nuk kishte nevojë për trajtim. Oficerët akoma po kërkojnë për të dyshuarin. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment