Me puthje ia shpëtoi jetën një të panjohuri(VIDEO)

Mu sikur në përrallën me Borëbardhën, kinezja Liu Wnix me puthje ia shpëtoi jetën një 16 vjeçari, i cili tentoi të vriste veten.
Liu më 11 qershor po kalonte urën në qytetin Shenzhen, kur pa një grumbull njerëzish. Shumë kalimtarë rasti ishin ndalur dhe po shikonin një të ri i cili me thikë në dorë kërcënonte se do të kërcente nga ura e lartë.

“E pashë se të gjithë vetëm shikonin dhe askush nuk përpiqej ta ndihmonte”, rrëfeu kamerierja 19 vjeçare e cila punon në një hotel. “Mendova se mund ta shpëtoj”. Liu tha se nuk e kishte parë kurrë djaloshin, por e kuptoi se policia nuk po arrinte t’ia mbushte mendjen që të hiqte dorë nga tentimi për të kërcyer nga pengesa e jashtme e urës.

Ajo arriti të zhbirohej nëpërmjet turmës duke thënë se është e dashura e djaloshit, i cili kërcënonte se do të mbytej dhe këtë dëshironte ta bënte shkaku i saj.

“E vërteta është se unë kurrë nuk e kisha parë më herët atë djalë, por këtë e shpika aty për aty,” tha vajza për mediat kineze. Sipas një televizioni lokal, djaloshi provoi të vriste veten pasi kohë më parë i kishte vdekur e ëma, ndërsa njerka sillej shumë keq ndaj tij dhe ai ishte arratisur nga shtëpia pasi kishte vjedhur paratë e babait.

“Ai më tha se më nuk kishte para dhe se askujt nuk ia ndiente për të dhe askush nuk i besonte. Unë nuk iu përgjigja asgjë, por vetëm ia tregova shenjat në dorën e djathtë”, tha vajza, e cila pranoi se edhe ajo vetë kishte tentuar të vriste veten duke prerë venat dhe duke u hedhur nga një lartësi.(femina.al)




No comments:

Post a Comment