Modelja shqiptare “shokon” Tiranën.

E para sfilatë shqiptare kushtuar veshjeve intime. Dhe e para stiliste që guxon këtë quhet Mirela Cici. E bëri këtë gjatë ‘Albania Fashion Week 2011”, që u zhvillua nga 23-24 qershor në Tiranë.
Duke i zhveshur vajzat shqiptare me finesë në hiret e tyre, sa të zbuluara krejtësisht, aq edhe të mbuluara në atë mënyrë që të ngacmohet fantazia sensuale përposhtë tantellave dhe pelerinave të lehta në material organce. “Vitin e kaluar provova me rrobat e banjës dhe nga kjo e mora shtysën për t’u hedhur këtë herë tek linzhëritë”, thotë Mirela Cici.

Kjo sfilatë ka shkaktuar jo pak habi për faktin se një prej modeleve, e quajtur Arnisa ka “guxuar” të pozojë me një rrobë transparente, ku dalloheshin qartë pjesët e poshtme intime, për faktin se nuk kishte veshur të brendshme. Një rast i ngjashëm ishte ai i Anxhela Martinit pak ditë më parë, ku u shkaktuan jo pak diskutime.(ama-news.al)






No comments:

Post a Comment