McCain: Mali i Zi, shembull i bashkëpunimit

Senatori amerikan, John McCain, e ka vlerësuar Malin e Zi si “shembull të mirë” të ecjes para drejt integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimit rajonal.

Qeveria e Malit të Zi ka lajmëruar se McCain, zëvendës i presidentit të Komitetit të senatit amerikan për çështje të forcave të armatosura, ka qëndruar në këtë shtet, ku ka biseduar me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Igor Lukshicin dhe Boro Vucinicin.

Kjo është vizita e dytë e McCainit në Mal të Zi, pasi që ai për herë të parë këtë vend e kishte vizituar në vitin 2006.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment