Çantat që rrisin elegancën dhe disponimin tuaj (FOTO)

Nëse këtë sezon nuk keni planifikuar të harxhoni shumë në blerje të gardërobës, qeraseni veten me çantë të posaçme.

Çantat e pëlhurës, të larme, me aplikacione në stilin ‘patcwork’, nga materiale jo të rëndomta ­ çantat ofrojnë mundësi të shumta që në mënyrë origjinale ta ‘mëlmesoni’ stilin tuaj.

Vajzat me fustane shëtisin qytetit me çanta të vizatuara, nga pëlhura që u ngjasojnë çantave të nxënëseve nga vitet ’60 të shekullit të kaluar.
Elegancën do ta bëjë akoma më lezhere torba në formë thesi, nga pëlhura ose nga lëkura e butë e zhbiruar.

Pamja totale në shenjë të mostrave lara-lara është hit i verës, prandaj si çantat ashtu edhe fustanet qepen nga pëlhurat me teksturë të ndryshme, por me desen identik./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment