Sipas ndryshimeve të parashikuara, mbreti në të ardhmen do të zgjedhë një kryeministër nga ajo parti, e cila do të marrë më shumë mandate parlamentare.
Mbreti Mohammed VI kërkon të forcojë edhe rolin e parlamentit. Kështu hetimet parlamentare mund të fillojnë me mbështetjen e kërkesës përkatëse nga një e pesta e deputetëve, mocionet e mosbesimit ndaj anëtarëve të kabinetit me mbështetjen e një të tretës së deputetëve. Deri tani për këto ishin të nevojshme vendime të miratuara njëzëri.
Drejtësia do të garantojë që “vepron në mënyrë të pavarur nga sistemi ekzekutiv dhe ai legjislativ”, tha mbreti në fjalën e tij. Veç kësaj gjuha e berberëve “tamazigh” do të ketë të drejta të barabarta me gjuhën arabe dhe do të jetë gjuhë zyrtare në Marok.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment