Berisha inaguron një rrugë fshati, asnjë fjalë për krizën

Kryeministri Berisha ka qenë gjatë ditës së sotme në komunën Cakran të Fierit, ku ka inaguruar nisjen e punimeve të një rrugë që do ta lidhë 13 fshatrave të kësaj komune me qytetin.

Berisha ka thënë se qeveria e tij do t’i kushtojë një rëndësi të madhe infrastrukturës dhe bujqësisë, sidomos vaditjes.

Ndërkohë, Berisha, edhe pse vendi ndodhet në një prej krizave më të thella, nuk ka thënë asnjë fjalë, duke shmangur kështu diskutimet për situatën.

Është e disata ditë me radhë, që kryeministri nuk thotë asnjë fjalë për situatën në të cilën ndodhet vendi, duke u marrë me gjëra dhe diskutime periferike, siç janë rrugët e fshateve.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment