Mbetje inertet në Pyllin e Sodës

Sasi të mëdha mbeturinash dhe mbetjesh inerte hidhen cdo ditë në zonën e Pyllit të Sodes në bregdetin e Vlorës.

Ato jane mbetjet e ngurta të nxjerra nga ndërtimet që po realizohen në qytet. Kjo dukuri, ka nisur vite me parë, dhe së fundmi është intenfisikuar, si pasoje e nisjes se punes ne zbatimin e disa projekteve.

Dherat e shumta, qe hiqen gjate hapjes se gropave, te pallateve te reja, transportohen me kamionet e firmave dhe hidhen ne kete pjese te qytetit, duke e transformuar pamjen dhe duke rrezikuar ekzistencen e ketij mjedisi pyjor. Por nuk mungojne dhe mbetjet urbane te cilat mund t'i gjesh kudo ne te gjithe hapsiren.

Pylli i Sodes, dikur me nje siperfaqe prej 670 ha, sot eshte zvogeluar. 115 hektare jane zene nga ndertimet pa leje, kryesisht banesa, qe jane perfshire ne procesin e legalizimit, nderkohe qe, 10-15 hektare jane shkrumbuar nga zjarret ne sezonin e veres dhe pjesa tjeter eshte mbuluar me mbeturina. Shkarkimi mbetjeve behet ne kete zone si nje menyre e firmave ndertuese per te kersyer ne trasportin e tyre ne vendin e caktuar nga bashkia.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment