Masat antikrizë, Papandreu s'përjashton referendumin

Kryeministri grek Jorgo Papandreu nuk përjashton mundësinë e organizimit të një referendumi për ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike që qeveria e tij parashikon të realizojë së afërmi. "Jam gati për ndryshime të mëdha dhe në këtë kuadër mund të përdorim institucionin e referendumit për të patur konsensusin më të madh të mundshëm", deklaroi Papandreu gjatë një mbledhjeje-maratonë të këshillit të ministrave gjatë natës së djeshme.

Ai i kërkoi ministrit të Brendshëm dhe Administratës, Janis Ragusis, "të hartojë rregullat e duhura ligjore që do të bëjnë të mundur zbatimin e këtij mjeti demokratik, i parashikuar nga Kushtetuta, kur paraqitet nevoja.

Sipas Papandreut, "ndryshimet e parashikuara nuk kanë të bëjnë vetëm me votimin e ardhshëm në parlament të masave të përfshira në programin afatmesëm financiar (2012-2015)", të diktuara nga BE-ja dhe FMN-ja në këmbim të vazhdimit të ndihmës financiare për vendin, por edhe me ndryshime në "modelin politik dhe ekonomik ku dominonte klientelizmi".
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment