Martina: Milan duhet ta blejë Hamsikun

AC Milan duhet ta blejë asin e Napolit, Marek Hamsik, thotë agjenti i futbollit Italian, Silvano Martina.
Martina nuk është agjenti i Hamsik, por ai ndjen se Rossonerët duhet të jenë të gatshëm për të investuar. Komentet e tij janë pasqyrë e mbrojtësit të Milan, Gianluca Zambrotta, pasi ky i fundit mendon se Hamsik do të përshtatej mirë në skuadër.

Por, Martina, ekspert i transferimeve, ka ide të ndryshme dhe duke folur përTuttomercatoweb.com, ai tha: “Milanit i pëlqen Hamsik shumë dhe ata duhet të bëjnë gjithçka për të nënshkruar më të”.

Këto fjalë janë në kontrast me ato të zëvendës-presidentit të Milan, Adriano Galliani i cili deklaroi se Hamsik nuk është pjesë e planeve të klubit.

Sidoqoftë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka thënë se Hamsik nuk ka çmim dhe nuk është në shitje.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment