“Maqedonia provokon Greqinë”.

Gazeta amerikane “Washington post” ka shkruar në numrin e sotëm se Maqedonia të martën ka filluar vendosjen e statujës kontraverze 22 metrëshe të Lekës së Madh, përmendore kjo e cila ciç duket është provokim ndaj Greqisë.

Sipas kësaj, gazete disa nga kritikët vendosjen e skulpturës gjigante e kanë konsideruar si harxhim të kot të parave, ndërsa Qeveria e Maqedonisë thotë se kjo është pjesë e rëndësishme e rindërtimit të qytetit të Shkupit.

Edhe pse zyrtarisht skulptura është pagëzuar si “Ushatri në Kalë”, fytyra e tij shumë ngjanë në atë të Lekës së Madh, ushtarakët i cili u lind në Pellë të Greqisë Veriore.

“Greqia dhe Maqedonia janë “ngujuar” në kontestin 20 vjeçar rreth emrit, me kryeministrin kontraverz Nikolla Gruevski, i cili në mënyrë të rregullt e hapë këtë çështje të ndjeshme historike duke emëruar aeroporte, stadiume, rrugë ndërsa tani skulpturën në qendër të Shkupit”, shkruan WP. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment