Hera e tretë që takimet Shqipëri- BE përfundojnë pa rezolutë.

Parlamenti Europian ka dështuar për të tretën herë radhazi që të prodhojë një deklaratë të përbashkët në fund të takimit me homologët shqiptarë.
Ashtu si dhe ne dy paraardheset, demokratetet dhe socialistet nuk kane gjetur, as ne Bruksel, gjuhen e perbashket mbi konkluzionet e ketij takimi i cili u zhvillua enkas me dyer te mbyllura. Top Channel mundi te siguroje nje pjese te ketij debati, e larg kamerave, gjerat thuhen me troc edhe nga vete Komisioneri per Zgjerim.
“Për fat të keq, zgjedhjet për pushtetin vendor kane përkeqësuar klimën politike e nuk munden ta kapërcenin atë, në mënyrë që të fillonte me të vërtetë procesi i shtet -ndërtimit te nje vendi anëtar. Anëtarësimi në BE, pa kushte, parashikon probleme, kushtet pa antaresimin parashikon tradheti. Ne mbetemi të angazhuar për të vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen e vendit mbi politikat partiake dhe besojmë se zbatimi i 12 prioriteteve kyce si dhe prioriteteve te tjera, duke marrë parasysh realitetin e ri qe vendi po perballe , janë thelbësore për Shqipërinë për të ecur përpara me vendosmëri “, tha deputeti socialist, Ditmir Bushati.
Ndërsa deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh: Se pari, do te doja te shikoja nese zoti Fyle eshte vene ne dijeni me deklaraten e fundit te zotit Rama, ne letren e hapur te zotit Rama te perpara disa diteve, dhe te kercenimeve qe ai i ka bere deri tani gjyqtareve, a e keni bere mire llogarine mire me etiken? Po ashtu do te doja ta pyesja nese eshte vene ne dijeni me deklaraten e fundit, te sotme, te bere vetem nje ore perpara, te zotit Rama, ku jo vetem qe nuk e pranon vendimin e institucionit me te larte, vendimin e mbremshem pra te Kolegjit zgjedhor mbi ankesen e Partise Socialiste, por ne fjalimin e fundit te tij, ai thekson se tashme rruga e Partise Socialiste eshte qe te shkohet deri ne fund me ate plan qe ka nisur, pra qe te shkohet deri ne rrezimin e qeverise.
Pyetja ime e fundit eshte qe: nese kjo gje, nese nje person do te bente nje deklarate te tille ne vendet tuaja, cili do te ishte reagimi juaj ndaj ketyre deklaratave.?
Dhe me lejoni se fundmi qe ne emrin tim, por dhe te gjithe kolegeve dhe kolegëve te mi, te pershendes vendimin e mbremshem te Kolegjit Zgjedhor, i cili eshte ne nje linje me nenin 48 te kushtetutes, i cili e ben voten te vlefshshme dhe te barabarte per cdo qytetar shqiptar”.
Pas kësaj ka ardhur edhe përgjigja e komisionerit Fyle: “Shqiperia eshte vendi i vetem ku une kam kerkuar, si Komisioner, qe opozita te pyetej per zgjidhjen e planit te aksionit. Dhe une jam i shqetesuar. Jam i shqetesuar. Behet fjale per besueshmerine e procesit. Nese ky do ishte Plani im B, une nuk kam ne zot nje plan C. Nese ju keni nje plan D, ajo ju perket juve. Integrimi europian eshte ketu. Se treti, do t’ju lexoja raportin e 2007-es te ODIHR. Eshte shume e rendesishme, mbi perdorimin e fleteve te votimit dhe vlefshmerine e tyre”.
Ndërkohë eurodeputetja Doris Pack, u shpreh: “Ju jeni anëtare te parlamentit, e ajo cfare thoni ketu, ju duhet ta ngrini ne parlamentin tuaj. Ka shume gjera qe mund te behen ne parlament, ku nevojitet nje shumice, e ka gjera qe nuk mund te behen pa ju.Ne nuk jemi mesuesit tuaj. Mendoj se ju duhet te veproni per ate qe ju jeni zgjedhur, te gjithe ju, ne parlament. Ju nuk jeni te zgjedhur ne nivel lokale, nuk jeni kryetare bashkish, jeni zgjedhur per parlamentin, ndaj duhet te shkoni ne parlament e beni ate cfare eshte planifikuar.
Po ashtu ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se “gjithesecili ndoqi me kujdes zgjedhjet lokale dhe planin e aksionit per 12 prioritetet kyce”.
“Perpara se te mirepres mesazhin derguar ndaj Kryeministrit Berisha nga Sekretari i Pergjithshem Jagland, une ftoj gjithashtu per dialog te gjitha partite politike per te permiresuar me tej kuadrin ligjor per zgjedhjet e ardhshme, me ndihmen e komisionit, duke rikonfirmuar vullnetin e maxhorances per dialog me opoziten, per te bere ndryshimet e rekomanduara nga OSBE/ODIHR dhe vleresimet e Komisionit ne kohe per zgjedhjet e ardhshme”, tha ministrja Bregu.
Ndërkohë deputeti socialist Taulant Balla ndër të tjera tha: “Si anëtar i Parlamentit, problemi qe une ngre, eshte nese leximi i ligjit behet ne te njejten menyre nga gjuthesecili. Ne Shqiperi, Kodi Elektoral lexohet ne dy menyra te ndryshme, nga i njejti institucion. Ne 2009, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor lexuan ndryshe kodin zgjedhor, e tani po e lexojne ate ne menyre tjeter.. Pra, puna ime, shqipetaret me paguajne si nje parlamentar, eshte gabim, sese nderkohe ligjet qe ne miratojme nuk po bejne punen te duhet. Ky eshte problemi ketu si parlamentare qe ne po diskutojme. Shqiperia sot eshte ne nje krize me te thelle se c’ishte perpara mbajtjes se zgjedhjeve lokale. A mund te kemi zgjidhje? Zedhenesja e qeverise, Ministrja e Integrimit dha nje pergjigje te shpejte ndaj letres se zotit Jagland se ‘ne mund te punojme me Komisionin e Venecias, por per zgjedhjet e ardhshme’ . Jo, ne kemi nje krize tani”.
Ndryshe nga dy takimet paraardhese, kesaj radhe Parlamenti Europian do te dale me nje deklarate te njeanshme, gjate pasdites, pasi te perfundoje dhe dreka e lamtumires me homologet shqiptare sic parashikonte dhe programi paraprak.
PERGATITI: Arta Tozaj

(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment