Facebook-ut i largohen 6 milionë persona.

Rrjeti social Facebook, duket se nuk ka më interesin e dikurshëm. Ndoshta të shqetësuar për privatësinë, apo thjesht mërzitje nga përdorimi i kësaj faqeje, 100.000 britanikë janë shprehur se kanë ç’aktivizuar profilin në facebook muajin e fundit. Të dhënat janë negative për drejtuesit e këtij rrjeti edhe në SHBA, ku 6 milionë njerëz janë larguar prej tij (numri i përdoruesve ka rënë nga 155.2 milion në 149.4 milion).

Afrimi i përdoruesve të rinj është ulur në dy muajt e fundit dhe tashmë Facebook do të përqendrohet tek vendet në zhvillim për të arritur objektivin e saj, 1 miliard përdorues.

Më herët, këtë vit drejtues të rrjetit bënë të ditur se në Britaninë e Madhe kishin arritur 30 milion përdorues, pra gjysma e popullsisë. Kohët po ndryshojnë dhe duket se po vjen ajo që kishin parashikuar ekspertët. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore janë të përkohshëm, ata zakonisht mërziten shpejt nga përdorimi i tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Numri i përdoruesve ka rënë dhe në Kanada, me 1.5 milion si dhe në Rusi dhe Norvegji me nga 100.000.

Ndërkohë lajme të mira vijnë nga vendet në zhvillim si Meksika dhe Brazili, ku numri i përdoruesve vazhdon të rritet. /zoneelire.blogspot.com/




No comments:

Post a Comment