Maqedonia forcon kufijtë, ndal azilkërkuesit

Me fillimin e sezonit veror në të gjitha vendkalimet kufitare në shtet janë përforcuar kontrollet për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të emigrantëve të cilët e shfrytëzojnë pushimin veror si arsyetim që më lehtë ta braktisin vendin. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se edhe gjatë kësaj periudhe kanë ndalur një numër të madh të qytetarëve të Maqedonisë të cilët kanë dashur ta braktisin shtetin dhe të kërkojnë azil në njërin prej shteteve evropiane. “Në vazhdimësi kemi masa të përforcuara në pikat kufitare posaçërisht nga data 29 të muajit prill. Prej atëherë e deri të mërkurën nga kufijtë janë kthyer gjithsej 711 qytetarë të Maqedonisë për të cilët ka ekzistuar dyshimi se janë kërkues të azilit. Nga pika kufitare Tabanoc janë kthyer 387 qytetarë me çka është edhe pika kufitare prej të cilës janë kthyer më tepër qytetarë. Më pas është pika kufitare Bllacë, Bogorodica, Aeroporti ‘Aleksandri i Madh’”, ka thënë zëdhënësi i MPB së, Ivo Kotevski. Ai sqaroi se numri më i madh i qytetarëve të cilët janë kthyer nga kufijtë janë nga Shkupi edhe atë 140, 115 nga Prilepi, 82 nga Manastiri, 68 nga Kumanova, 60 nga Shtipi ndërsa një numër i vogël i qytetarëve kanë qenë nga Tetova, Strumica dhe Radovishi.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment