Maqedoni, një pjesë votojnë sot

 
Edhe pse zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahen nesër më 5 qershor 2011, mërgimtarët të zhvendosurit dhe të sëmurët do të votojnë sot. Mërgimtarët, 2.222 persona në paraburgim apo në burg, 407 të zhvendosur brenda vendit dhe rreth 11.000 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm do të votojnë një ditë para pra sot të shtunën në kohën kur në Maqedoni është heshtje zgjedhore.

KSHZ-ja kumtoi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për votim materiali zgjedhor tashmë është dorëzuar deri te organet kompetente për zbatimin e tyre.

Ndërkohë që zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen të dielën do të vëzhgohen nga 7.850 mbikëqyrës të akredituar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, prej të cilëve 7.357 të vendit dhe 483 të huaj. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment