Maqedoni: Miliona euro harxhohen për dasma

Ardita.M, e cila po përgatitet për dasmën e saj pohon se deri tani ka harxhuar mijëra euro dhe se po bëhet gati edhe për harxhime të tjera përfundimtare, para dasmës së saj në korrik të këtij viti.

Stolitë e arit prej 5-10 mijë euro, gardëroba duke përfshirë edhe atë tradicionale që kap një shifër prej 5 mijë euro, sigurimi i restoranteve dhe nevojave të tjera përcjellëse ngrisin çmimin e një dasme që bëhet kryesisht në zonën e Pollogut, raporton INA.

“Unë jam e diplomuar si juriste, ne me të fejuarin ishim pajtuar për harxhime minimale, por ç`ti bëjmë familjeve tona, që duke ruajtur traditën dhe duke mbajtur doket e zakonet për të mos u koritur para të tjerëve, po shkojnë me të vjetrën, duke plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme”, thekson Ardita.M, e cila mendon se duhet të harxhohen shuma minimale me organizimin e një dasme simbolike. Vetëm një qafore e saj që i ka blerë familja e burrit kushton mbi 3 mijë euro dhe ajo konsiderohet diçka e veçantë. Me gjithë këtë realitet, dyqanet e artarive ankohen. Ata theksojnë se punët nuk u shkojnë si në të kaluarën, mirëpo prapë shpëtim i tyre janë mërgimtarët.

“Tash nuk është puna si para do kohe, ka tre vite që puna jonë fillon diku ka fundi qershorit. Nuk kemi punë shumë ndoshta kriza ekonomike ndalon hovin e qytetarëve që të plotësojnë dëshirat e tyre për të pasur ari sa u do nevoja. Para tre viteve sezoni ynë ka

filluar në fillim të majit , kurse tash nuk mund të blejnë arin, vetëm ka interesim shumë por nuk kanë mundësi ta blejnë. Tash pasi arit i është rritur çmimi, qytetarët vijnë e shesin arin, në vend që ta blejnë”, ka theksuar përgjegjësi i artarisë ” Granit” , Arben Saliu.

Edhe pronarët e butiqeve, duke përfshirë edhe ato të nusërisë kanë ankesat e tyre. ” Në dyqanin tim interesimi është shumë i madh por mundësitë janë të vogla për të blerë qytetarët. Por në përgjithësi puna ec mirë, kemi shitej të fustaneve të nusërisë edhe atë ata të cilët janë me çmime të larta. Këtë muaj pasi kanë nis të vijnë kurbetçit, puna ka nis të lëviz më tepër.

Ata nuk kursejnë nëse u pëlqen një fustan pa marrë parasysh çmimin, edhe ajo neve na konvenon pasi malli i mirë na shitet pa problem. Nuset tona plotësojnë kushtet vetes ata aspak nuk kursejnë duan që natën e nusërisë të dalë sa më bukur”, ka theksuar pronarja butikut ” Drita” , Shpresa Memishi. Edhe nga butiku “Mimi” në Tetovë theksojnë se punët u shkojnë sikur viteve të kaluara, kur në këtë sezon shtohen kërkesat. Për dallim nga zona e Pollogut, në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës familjet bëjnë

vetëm dasma të zakonshme me një çmim më të lirë, për shkak se ka humbur rendi të ndiqen traditat për të plotësuar të gjitha kërkesat për një dasmë.
(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment